(VIDEO) Fantazia shfrenohet në Gjermani/ Ekipi i kategorisë së dytë eliminon Bajernin, çuditë nuk u mbyllën me 2020

Nëse mendoni se çuditë u mbyllën me vitin 2020, atëherë gaboheni. Janari ka sjellë befasinë e radhës në Gjermani. Nga një ekip i pathyeshëm që i ngjallte frikën çdo rivali, Bajerni përfundon në të eliminuarin e radhës në Kupën e Gjermanisë. Një gjë e tillë do të tingëllonte si një fantazi e shfrenuar përpara se Holshajn Kil dhe gjigantët e Bajernit të Mynihut të zbrisnin në fushë, por futbolli tregon edhe njëherë tjetër se të pamundurat nuk ekzistojnë.

Bavarezët ishin duke udhëhequr deri në minutat e fundit, por kur kronometri shënonte 95 minuta, Vahl trondit skuadrën e Flik dhe barazon shifrat në 2-2. Ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash, por as ato nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin. Nga dueli i penalltive heroin këtë herë nuk e ka bërë Nojer, por portieri rival, që pret një 11 metërsh vendimtar, duke kualifikuar kështu ekipin e tij.

Holshtajn Kil ka shpërthyer menjëherë në festë, ndërsa lojtarët e Bajernit janë larguar mes të borës në ftohtin e acartë dhe dëshpërimit nga verdikti i sotëm. Një ekip modest nga Bundeliga 2 eliminon dominuesit e futbollit gjerman dhe atij europian në vitin që lamë pas, madje që në fazën e 1/16-ve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1349471854113808386

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online