“Pse qesh?”/ Muller kapet me gazetarin pas eliminimit nga ekipi i Divizionit të Dytë

Një surprizë e madhe ka ardhur nga Bajerni i Mynihut që është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë pas ruletës ruse që ka nxjerrë fitues Holstein Keiln. Ekipi i Divizionit të Dytë dhe që kushtonte në total 17 milionë euro ka mundur kampionët e Gjermanisë.

Ashtu siç mund të kuptohet, humori te Bajerni i Mynihut nuk ka qenë aspak i mirë. Thomas Muller është kapur me gazetarin në intervistën pas ndeshjes teksa po pyetej se si ishte gjendja e lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas dështimit:

“Përse po qesh? Sigurisht që ti po qeshje. Gjithsesi, humori kuptohet sesi ka qenë në dhomat e zhveshjes. Kemi qenë poshtë psikologjikisht dhe mund ta imagjinoni”, ka thënë Muller. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online