VIDEO/ Fantastike! Shkëndija bën krenar shqiptarët, arrin kualifikimin edhe me 10 lojtarë

Shkëndija bëhet i pari ekip shqitpar që prek turi ne tretë kualifikues të Europa League ditën e sotme. Transferta në Rumani kundër Botoshanit është mbyllur me fitoren e kuqezinjve. Skuadra e udhëhequr në pankinë nga Ernest Gjoka ka gjetur rrjetën mjaft shpejt, teksa që në minutën e dytë Ibrahimi realizon një gol me parabël nga një kënd shumë i vëshitrë.

Kaq ka mjaftuar për ekipin nga Tetova që të presë biletën për në raundin tjetër. Botoshani nuk ka mundur dot të thyejë mbrojtjen e Shkëndijës, madje as kur këta të fundit ishin në fushë me një lojtar më pak. Kuqezinjtë kanë luajtur me 10 futbollistë që nga minuta e 67-të, kur Alimi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Megjithatë kjo nuk e ka ndalur Shkëndijën nga suksesi, duke bërë krenar gjithë shqiptarët me kualifikimin e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online