Espanjoli arrit të siguronte 4 javë përpara përfundimit të kampionatit ngjitjen në La Liga. Vetëm një vit në ligën e dytë dhe tashmë është gati ti rikthehet elitës. Por këtë herë së bashku me një futbollist shqiptar, Keidi Baren. “Pitbulli” shqiptar ka qenë një motorr i palodhur dhe shumë energjik në mesfushën e skuadrës spanjolle, por energjinë di ta përcjellë jo vetëm në fushën e lojës.
Te Espanjoli marrosen pas Bares, që tashmë merr edhe rolin e ultrasit duke ndezur turmën në festën e ngjitjes në La Liga. Talenti i Kombëtares kuqezi “çmendet“ për një moment dhe hipën në majë të skenës për të krijuar atmosferë te tifozët e skuadrës katalanase./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
El Espanyol necesitaba un tío como Keidi Baré
Ni un año lleva aquí#RCDEpic.twitter.com/8yorcaqXUG
— Héctor (@hector_fg35) May 9, 2021