VIDEO/ Ernest Muçi debuton me Legian në Poloni, fitojnë në transfertën e vështirë

Ernest Muçi ka debutuar me Legian e Varshavës në Poloni, vetëm pak ditë pasi mbërriti në këtë skuadër nga Tirana. Në nisjen e pjesës së dytë të takimit, trajneri i kampionëve polak nuk ka ngurruar që të aktivizojë sulmuesin shqiptar.

Pavarësisht faktit se Muçi kishte shumë pak kohë në grumbullim dhe bëhej fjalë për një transfertë të vështirë si ajo kundër Gornik, teksa këta të fundit gjenden në vendin e pestë në kampionat.

Deri në ato momente rezultati ishte në shifrat 1-1, por Kostorz do të tundte rrjetën në minutën e 82 për t’i dhënë fitoren Legias. Pas këtij triumfi të arritur, Legia shkëputet disi në vendin e parë me katër pikë më shumë se Pogon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online