VIDEO/ “Erdhe nga Arsenali dhe e fitove titullin këtu”, lojtari i Leverkusenit ndan festën me Xhakën në rrjetet sociale

Bajer Leverkuseni ka arritur sot një sukses historik. Klubi gjerman ka fituar për të parën herë titullin kampion në Bundesligë. Lojtarët kanë festuar në dhomën e zhveshjes dhe momentet e tyre të lumtura i kanë ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Frimpongu ka hapur një video të drejtpërdrejtë në llogarinë e tij në “Instagram” për t’i treguar ndjekësve të tij atmosferën brenda ambienteve të stadiumit.

Sulmuesi i Lverekusenit thërriti për një çast edhe Granit Xhakën, duke thënë: “Granit, eja në ‘live’-in tim. Thuaji që fitove kampionatin. E fituam. Erdhe nga Arsenali dhe e fitove këtu”. Ndërkohë, batuta e Frimpongut ka shkaktuar të qeshura te Granit Xhaka, si dhe te lojtarët e tjerë që ishin të pranishëm përreth./Halit Delibashi-Sport Ekspres/