VIDEO/ Enea Mihaj shënon gol në derbin e nxehtë të Greqisë, i jep fitoren në 100 minuta loje ndaj Olimpiakos

Nga Klaudio Ndreca

Enea Mihaj është rikthyer edhe njëherë në një lojtar të rëndësishëm te PAOK, duke i dhënë fitoren në përballjen derbi ndaj Olimpiakos Piraeus. Këta të fundit janë në kryesim në kampionatin e Greqisë, ndërsa janë mundur në shifrat 0-1.

Mbrojtësi i Kombëtares është aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë duke shpërblyer besimin e trajnerit. Në minutën e 90 të takimit ishte një krosim i bukur nga krahu i djathtë dhe Mihaj që ka dërguar topin me kokë në rrjetë. Menjëherë ka nisur festa për lojtarin shqiptar që ka treguar stemën e PAOK me krenari.

Trajneri Ferreira nuk po i beson shumë Mihajt te PAOK, që janë ende kampionët në fuqi të Greqisë, por në rastet kur e aktivizuar këtë futbollist ka dalë përtej pritshmërive. Ashtu siç ka ndodhur edhe në përballjen e sotme ku pavarësisht se janë luajtur thuajse 100 minuta loje, Olimpiakosi e ka pasur të pamundur për të dalë me pikë falë realizimit të Mihajt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online