VIDEO/ Drama që zgjati 100 minuta! I shpëtoi Rrahmanit, Kutrone feston si i çmendur për golin

0

Nga Klaudio Ndreca

Një dramë që ka zgjatur thuajse 100 minuta ishte ndeshja e sotme mes Fiorentinës dhe Veronës. Miqtë kaluan të parët në avantazh falë një goli të bukur dhe në akrobaci të Faraonit. Pasimi ishte perfekt nga këmbët e Amrabat dhe mesfushori i Veronës që gjendej në zonë i ka dhënë edhe më tepër nota spektakli.

Fiorentina e kishte të pamundur për të kapur në befasi mbrojtjen e Veronës. Këta të fundit ishin në perfeksion dhe shpërdoruan të tjera raste për të dyfishuar rezultatin. Kumbulla do të largohej në minutën e 77 pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në dorë, duke mos e vazhduar dot ndeshjen.

Shtesë mbi shtesë dhe Fiorentina gjeti barazimin pas shumë tentativash në minutat e fundit. Kutrone do t’i shpëtonte mbulimit të Rrahmanit për të dërguar topin në rrjetë. Menjëherë do të niste festa e madhe për të vrapuar te trajneri dhe duke u shtrirë në fushë, si të ishte fituar një finale. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.