Lojtari i Kukësit fut në presion Tiranën: Gaboni dhe njëherë, do i’u marrim titullin

0

Në një kohë kur Tirana po tregonte një ecuri fantastike dhe ishte plot 9 pikë larg Kukësit, pak kush e mendonte se çështja e titullit do të diskutohej ende, aq më tepër 3 javë nga përfundimi i kampionatit. Por bardheblutë kanë lëshuar disi terren në ndeshjet e fundit, duke hedhur hapa fals.

Diferenca tani ëhtë vetëm 4 pikë dhe te Kukësi kanë ende besim te titulli. I ftuar në “Ora Sport“, lojtari i verilindorëve, Gëzim Krasniqi, ka fut në presion Tiranën. Sipas tij një tjetër hap fals i kryeqytetasve do të përkthehej në një kampionat të fituar për Kukësin.

“Barazimin nuk e festuam. U përqëndruam tek ndeshja jonë për të fituar. Nëse gabon dhe njëherë Tirana, ne marrim kampionatin. Ne po shpresonim për një hap fals tjetër të Tiranës. Besimi që kemi ne tek skuadra jonë është shumë i madh. Çdo skuadër ka ngritje dhe uljet e tyre”, është shprehur Gëzim Krasniqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.