Ëndrrat nuk kanë moshë dhe më mirë se askush tjetër këtë e di “gjyshi Roi”. Një personazh, i cili realizoi dëshirën më të madhe, as më shumë e as më pak, por në moshën 94-vjeçare.
I moshuari është tifoz i Notts Kaunti, një prej pesë klubeve më të vjetër në historinë e futbollit. Edhe pse i sëmurë prej shumë vitesh dhe hyri në stadium me ndihmën e një karroce me rrota, gjyshi Roi ekzekutoi një penallti në stadiumin e tij.
Gjithçka e bëri me fanellën e ekipit te zemres të veshur dhe pikërisht në portën poshtë tribunës së tifozëve ultras. Imazhet janë fantastike, emocione të papërshkruheshme, të cilat prekën të gjithë të pranishmit dhe trajnerin e ekipit, Harri Kjuëll.
??????? Roy is a 94 year old @Official_NCFC fan.
? He currently suffers from dementia.
? On Saturday, he fulfilled a lifelong dream.
? He scored a penalty in front of the Kop at Meadow Lane.
? Amazing. pic.twitter.com/LfUjxrREdf
— SPORF (@Sporf) October 1, 2018