VIDEO/ Eliminuan Vijarealin nga Kupa, ekipi i ligës së tretë shpërthen në festë se do të luajë ndaj Barcelonës

Unionistas de Salamanka është ekipi që ka befasuar sot Vijarealin në Kupën e Mbretit. Skuadra nga liga e tretë spanjolle ka eliminuar “nëndetësen e verdhë“ në raundin e 1/16-ve. Pas barazimit 1-1, ishin goditjet e penalltive ato që shpallën fituesin. Fati nga 11 metërshat u buzëqeshi lojtarëve të Unionistas de Salamakës.

Pas Vijarealit, në fazën e 1/8-ve e pret Barcelona. Megjithatë, nuk fakt nuk i shqetëson aspak. Përkundrazi, i ka gëzuar pa masë. Futbollistët dhe stafi kanë mësuar në dhomën e zhveshjes se cilin kundërshtar do të kenë në raundin pasardhës dhe sapo kanë dëgjuar emrin e Barcelonës kanë shpërthyer në një festë të çmendur. Një ndeshje që do të jetë e gjitha për t’u shijuar për lojtarët e Unionistas de Salamakës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online