Zyrtare/ Milani prezanton afrimin e parë në merkato, një 20-vjeçar vishet kuqezi

Milani ka prezantuar sot blerjen e parë në merkato. Bëhet fjalë për Filipo Terraçianon. Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur sot një kontratë deri në verën e vitit 2028. Lojtari më parë ishte pjesë e Veronës, ku spikati me talentin e tij dhe hodhi kështu hapin e rëndësishëm në karrierë.

“AC Milani është i lumtur të njoftojë marrëveshjen me Filipo Terraçianon nga Hellas Verona FC në një transferim të përhershëm. Mbrojtësi italian ka firmosur një kontratë me kuqezinjtë deri në 30 qershor 2028”, ka njoftuar klubi Milani në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online