VIDEO | Ekuban “specialist” i Kupës, Nimaga “skuqet” në debutim

Në ndeshjet e zhvilluar sot të raundit të 1/8-tave të kupës së Turqisë kanë qenë protagonist dy “ish” të Kategorisë Superiore. Bëhet fjalë për Kaleb Ekuban dhe Bakari Nimagën, të cilët aktivizohet respektivisht me skuadrat e Trabzonsporit dhe të Hatajsporit.

Italo-ganezi, Ekuban, shënoi goli e parë në fitoren 2 – 1 të Trabzonsporit ndaj Balikesirsporit të kategorisë së dytë. Ish-sulmuesi i Partizanit ende nuk e ka nisur një ndeshje si titullar në kampionatin turk, duke u aktivizuar 12 herë nga stoli i rezervave, por në ndeshjet e Kupës ai ka qenë gjithmonë titullar, duke shënuar 3 gola në 4 takime e zhvilluara deri më tani.

https://twitter.com/haberhertelden/status/1085630065981960192

Ish-mesfushori i Skënderbeut Nimaga debutoi ditën e sotme me fanellën e Hatajsporit. Futbollisti nga Mali sapo është kthyer nga një dëmtim i rëndë, që e ka mbajtur për më shumë se tre muaj jashtë fushave. Fatkeqësisht debutimi i Nimagës u shoqërua një karton të kuq, pasi 24-vjeçari mori dy të verdha brenda 31 minutash në ndeshjen ndaj  Instabul Bashakshehir, që u fitua me rezultatin 1 – 0 nga kryesuesit e Superligës turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *