Tunizia është skuadra e fundit çerekfinaliste e turneut të Kupës së Kombeve të Afrikës. Kombëtarja magrebase eliminoi Ganën në një takim ku verdiktin përfundimtar e dhanë goditjet e 11-metërsheve.
Rastësia e solli që protagonist kryesor i ndeshjes të ishte ish-sulmuesi i Partizanit Kaleb Ekuban, penalltia e të cilit u prit nga portieri i Tunizis, Ben Mustafa, veprim ky që më pas solli eliminimin e ganezëve. Në çerekfinale Tunizia do të ndeshet me ekipin surprizë të këtij edicioni Madagaskarin.
Tunizi 1 – 1 Ganë
(5 – 4, Penalltitë)
Shënues: Khenisi 73’ / Bedui (aug) 90+2’