VIDEO EKSKLUZIVE/ Tifozi nga Katari nuk i lë të qetë serbët, fluturon sërish shqiponjën para syve të tyre

Ahmed Al Sheikh është bërë mjaft i njohur në Shqipëri për shkak të gjestit të tij në ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë. Djaloshi nga Katari bëri simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa për gazetën “Blic” tregoi lidhjen që ka me shqiptarët.

Al Sheikh nuk ka ndërmend të lërë të qetë serbët në këtë Kampionat Botëror. Tifozi nga Katari ka fluturuar sërish shqiponjën përpara syve të tyre mbrëmjen e sotme. Në stadiumin ku po luhen sfida mes SHBA-ve dhe Iranit kanë qenë të pranishëm disa tifozë serbë, të cilët mbanin mbi supe flamujt e shtetit të tyre, Por pranë tyre gjendej edhe Ahmedi, i cili në një video ekskluzive të siguruar nga “Sport Ekspres” shihet të bëjë sërish simbolin e shqiptarëve dhe të thërrasë: “Shqipëria”. Guxim për t’u vlerësuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online