Askush nuk e beson atë që bëri Infantino sonte, pa dy ndeshje në stadium në të njëjtën kohë

Katari është kritikuar së tepërmi në lidhje me organizimin e Kupës së Botës, por sot Infantino ka treguar edhe anën pozitive të zhvillimit të këtij kompeticioni pikërisht në këtë shtet. President i FIFA-s shumë persona me veprimin e tij sonte. Kreu i organizimit më të madh të futbollit botëror u shfaq në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Holandës dhe Katarit. Ndërsa në pjesën e dytë të takimit, të gjithë u befasuan kur e panë të ulur në tribunë duke ndjekur përballjen tjetër Senegal-Ekuador.

Të dyja ndeshjet janë luajtur në të njëjtin orar dhe Infantino ia ka dalë t’i ndjekë të dyja nga afër. Ky ka qenë një avantazh i zhvillimit të Kupës së Botës në një vend të vogël si Katari, pasi distancat mes vendeve janë të vogla. Holandë-Katar është zhvilluar në stadiumin “Al Bayt” në Al Khor, ndërsa Senegal-Ekuador është luajtur në stadiumin “Khalifa” në Doha. Distanca mes tyre është vetëm 51.5 kilometra, çka përkthehet në distancë kohore prej mesatarisht 30 minutash nga njëri-tjetri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online