Ego e Kristiano Ronaldos shkon larg! Ky lojtar kërkon që të jetë kryeqendra e vëmendjes në botë, shpeshherë duke kaluar emrin e ekipit apo Kombëtares së Portugalisë. Një situatë ndodhi dje në fitoren 2-0 ndaj Uruguait.
Goli i parë ishte shumë i diskutueshëm teksa pas një krosimi të Fernandes, Kristiano Ronaldo nuk arriti të prekte dot topin që shkoi në rrjetë. Ish-lojtari i Manchester United nisi të festonte dhe kërkoi që goli t’i quhej atij dhe jo Fernandes.
Madje me shumë insistim ka kërkuar një konfirmim nga zyrtarët e ndeshjes që i kanë treguar që goli do t’i quhej Ronaldos. Menjëherë nisi festa e madhe nga ky lojtar, sikur VAR t’i kishte konfirmuar golin që mund të anulohej.
Më pas do të vinte qeshja ironike pasi pa në tabelën elektronike të stadiumit që Fernandes ishte autori i golit. Konfirmi zyrtar ka ardhur nga ana e FIFA dhe Adidas, prodhuesi i topave të Botërorit. Në top gjendet një sensor i veçantë që konstatoi se Ronaldo nuk e ka prekur aspak topin dhe për këtë arsye, zyrtarisht goli i është quajtur Fernandes. /Sport Ekspres/
Funny sequence ??
The referee confirmed Cristiano Ronaldo that he scored the goal and he celebrates ?
Then the screen shows Bruno Fernandes ?
F ?? pic.twitter.com/5w1T9U7L4Z
— Argies Football ?? (@ArgiesFootball) November 28, 2022