FSHF nis regjistrimet e kursit të trajnerëve për licencën UEFA A, ja se çfarë kriteresh kërkohen për t’u plotësuar

0

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se janë hapur regjistrimet për edicionin e 19-të të kursit për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A. Drejtoria Teknike e FSHF-së fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për kursin, që do të nisë më 9 janar 2022.

Kursi i trajnerëve për licencën UEFA A është në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s, që parashikon njohjen reciproke nga të gjitha federatat evropiane të titujve UEFA B, UEFA A, UEFA PRO dhe Goalkeeper UEFA-B.

Duke filluar nga 9 janari i vitit të ardhshëm kursi do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz) dhe do të jetë i ndarë në 7 periudha të ndryshme, nga muaji janar në muajin qershor të vitit 2023.

Për t’u regjistruar në kurse, të gjithë kandidatët duhet të plotesojnë kriterin/ kërkesat e mëposhtme:

  • Të kenë përfunduar Kursin UEFA B ;
  • Të kenë një vit diferencë nga kryerja e kursit UEFA B ;
  • Angazhimi si trajner në një klub ose Akademi me nivelin e licencës UEFA B (Përcaktimi i periudhës së angazhuar si trajner);
  • Fotokopje e ID ose e Pasaportës;
  • Fotokopje e Licences Uefa-B;
  • CV e plotë

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al,  përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 26.12.2021. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.teknike@fshf.al.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.