VIDEO/ E ruan stilin edhe në izolim, Ronaldo e kthen partneren e tij në… berberin personal

Kristiano Ronaldo vijon të qendrojë në vilën e tij në Portugali, duke kaluar nën shoqërinë e familjes pandeminë Covid-19. Ylli portugez fluturoi në vendlindjen e tij për shkak të problemeve shëndetësore të nënës së tij, ndërsa rezultatet pozitive me Koronavirus për bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Daniele Ruagani, bëri që të qendrojë përfundimisht aty deri në përfundimin e kësaj situate jashtë normales. Përveç aftësive të jashtëzakonshme në fushën e lojës, futbollisti bardhezi njihet edhe për pamjen e tij të jashtme dhe fizikun, teksa gjithnjë kujdeset të jetë i kuruar.

Modeli i flokëve ka marrë vëmendjen e portugezit këto kohë, duke i surprizuar të gjithë fansat e tij. Por në këtë periudhë izolimi duket se e ka gjetur mënyrën se si të kujdeset për to. Nuk është nevoja të punosojë një stilist flokësh, pasi bashkëshortja e tij Xhorxhina me sa duket di ta bëjë fare mirë një gjë të tillë. Ronaldo ka postuar një video në rrjetet sociale ku partnerja e tij shihet duke prerë flokët e sulmuesit 35-vjeçar, ndërsa e shoqëron me fjalët: “Qendro në shtëpi, qendro i stiluar“. Ylli i futbollit me shumë gjasa nuk po e kalon aspak keq këtë periudhë të vështirë që bota po përjeton./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online