VIDEO/ E presin me taka në trup që në debutim, futbollisti i PSG-së pëson ndërhyrje të frikshme

Rafinja ka bërë sot debutimin e tij me fanellën e PSG-së. Por Ligue 1 nuk e ka pritur krahëhapur lojtarin brazilian. Një ndërhyrje e frikshme që në minutën e 12 të takimit ka qenë mënyra se si futbollisti nis aventurën e tij të re në radhët e gjigantit francez.

PSG është duke luajtur në transfertë kundër Nimes, ku Rafinja ka pësuar këtë ndërhyrje aspak sportive. Takat e ngritura lart dhe që përfundojnë drejt e në trupin e 27-vjeçarit është mënyra si askush nuk do të donte të debutonte. Stafi mjekësor ka ardhur menjëherë në ndihmë të lojtarit, i cili ka vijuar më pas ndeshjen. Ndërkohë futbollisti kundërshtar, Landre, nuk mund të shpëtonte nga kartoni i kuq me këtë ndërhyrjeje, pavarësisht se kronometri shënonte vetëm 12 minuta lojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *