Çfarëdo gjëje që të keni dëgjuar apo parë, me siguri nuk u ka rastisur më parë që të shikoni një person, i cili të fshehë në trupin e tij plot… 21 shishe birre! Por, ja që diçka e tillë ka ndodhur në Turqi.
Një tifoz i Gallatasarait po shkonte normalisht për të ndjekur ekipin e zemrës, por duket se birrat e stadiumit nuk ishin në cilësinë që ai i preferonte. Si ai mendonin dhe shokët e tij, të cilët i kishin dhënë një mision të veçantë, që të fuste në stadium 21 shishe birre.
Çmenduri! Jo, aspak, pasi tifozi e kishte gjetur mënyrën për t’u kamufluar në atë mënyrë, sa të gjitha birrat të mos dukeshin. Gjithsesi, kjo gjë nuk i ka shpëtuar policisë, por as një tifozi tjetër që ka filmuar ngjarjen.
Siç shihet dhe në video, polici “zbraz” tifozin, i cili ngjante me një “fuçi” birre. 21 birra, të gjitha të sekuestruara, por ka qenë jo pak e habitshme për policinë se si një person mund të mbante aq shumë shishe në trup.