“BBS Security” publikon planin: Ja çfarë nuk lejohet në derbi!

Siç dihet këtë edicion të gjitha ndeshjet do të organizohen plotësisht nga klubet, të cilat nuk do të kenë mbështetjen e policisë së shtetit. Përjashtim nuk bëjnë as ndeshjet mes Partizanit dhe Tiranës, që kanë më shumë tifozë se në sfidat e tjera.

Kompania “BBS Security” ka marrë përsipër organizmin e pjesës më të madhe të ndeshjeve këtë edicion. Para ndeshjes së kësaj të premteje, kompania publikuar masat që do të merren për sfidën e javës së 15-të.

Në postimin thuhen të gjitha mjetet që do të ndalohen të futen në stadium, në mënyrë që të parandalohen incidentet e mundshme në derbin e kryeqytetit.

“BBS Security, kompania e cila mbulon sigurimin e Klub Futboll Partizani, bën thirrje që tifozerinë e dy skuadrave të marrin masat e duhura për të shmangur incidentet në stadium. Sendet që nuk lejohen dhe do të ketë një kontroll të rreptë në hyrjet e stadiumit janë si më poshtë:

  1. Banderola të pa miratuara nga klubi.
  2. Sende të forta dhe shishet e qelqit.
  3. Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
  4. Çadra dhe çakmakë.
  5. Lazër.
  6. Vuvuzela, bori apo bilbila.
  7. Kamera të ndryshme apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
  8. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Në mënyrë që të shmangim radhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit.

Faleminderit

Publikuar me 26.11.2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online