VIDEO/ E pabesueshme! Kampionët e Europës mbeten jashtë Botërorit, Maqedonia e Veriut eliminon Italinë

Italia ka marrë një nga goditjet më të rënda në historinë e saj. Disa muaj më parë ngrinin lart trofeun e Kampionit të Europës dhe hipnin në fronin e kontinentit të vjetër, ndërsa sot mbeten jashtë Kupës së Botës. Pas surprizës në grupet e kualifikueseve për Katar 2022, ku përfunduan të dytët, një tjetër befasi vjen për axurrët.

Ekipi i Mançinit është mposhtur në minutën e fundit nga Maqedonia e Veriut. Fqinjët lindorë hynë në fushë si inferiorë, por në fund arrijnë të presin një biletë për në fazën tjetër, ku përballë do të kenë Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Goli i takimit u shënua në minutën e 92-të dhe mban firmën e Trajkovskit, i cili hesht stadiumin, por nga ana tjetër ndez festën e çmendur të Maqedonisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online