“Në Shqipëri ndihet shumë Kombëtarja“, Manaj u tregon spanjollëve: Jemi të veçantë, kritikojmë shumë edhe kur humbim me Anglinë

Rei Manaj u ka rrëfyer spanjollëve më tepër rreth Shqipërisë në prag të miqësores që dy shtetet do të zhvillojnë me njëri-tjetrin. Sulmuesi shqiptar është intervistuar nga “OkDiario”, të cilëve u tregon se si përjetohet futbolli në vendin tonë. Manaj nxjerr në pah natyrën kritike të vendit tonë ndaj humbjeve, ndërsa shton se ëndrra e çdo fëmije është të veshë fanellën kuqezi. Ëndërr të cilën ai vetë e ka përmbushur.

“Është një lojë shumë e bukur për t’u luajtur, do të ishte më mirë të ishte kualifikuese, por do të na ndihmojë të fitojmë besim përpara Ligës së Kombeve. Spanja është një nga skuadrat më të mira në botë. Kur ka lojtarë të këtij niveli, është normale që njerëzit të kenë dëshirë dhe stadiumi të jetë plot.

Ne jemi një ekip që është rritur mjaft në vitin e fundit. Na mungon pak eksperienca sepse jemi kualifikuar vetëm një herë në Europian. Jam i sigurt se çdo vit do të jetë më i bukur, sepse kemi lojtarë të rinj që po bëjnë mirë. Thjesht duhet të bëjmë një hap të vogël përpara për të arritur një Kupë Bote.

Shqipëria është një shtet i veçantë që e jeton shumë futbollin dhe kur gjërat shkojnë keq njerëzit kritikojnë shumë. Nuk mund të sulmosh skuadrën kur humbet nga Anglia ose të thuash se jemi të gjithë keq për humbjen ndaj tyre. Duhet të dimë se jemi një ekip i vogël. Çdo fëmijë që fillon të luajë ka iluzionin se mund të luajë me ekipin e tij. Në Shqipëri ndihet shumë Kombëtarja. Është një ëndërr që e kam pasur që e vogël dhe është realizuar“, ka deklaruar Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online