VIDEO/ Nuk ka surpriza për Ronaldon, Portugalia kalon pengesën e parë në rrugën drejt Katarit

Portugalia nuk lë vend për surpriza. Luzitanët kalojnë pengesën e parë në rrugën drejt Katarit, teksa mposhtin me rezultatin 3-1 Turqinë. Goli i parë mban firmën e Otavios, i cili shkundi rrjetën e turqve në minutën e 15. Vetëm dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, Jota dyfishoi rezultatin.

Turqia reagon në pjesën e dytë me anë të Burak Yilmaz-it, por goli i tij vlen vetëm për statistikë. Në momentin kur të gjithë prisnin vërshëllimën e trefishtë, Matheus Nunes fikson shifrat përfundimtare në 3-1. Ronaldo dhe Portugalia tashmë do të përballen me Maqedoninë e Veriut për të siguruar gupet e Kupës së Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online