Koniaspori nuk arriti më shumë sesa barazimi pa gola kundër Hatayaspor. Sokol Cikalleshi e nisi si titullar në këtë përballje dhe bëri performancë pozitive, pavarësisht se nuk arriti që të shënonte. Por nëse Koniaspori e mori një pikë në këtë përballje, kjo ka ardhur për shkak të portierit.
Sebrahim Sehic ishte heroi i vërtetë dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Sehic arriti që të bënte tre pritje njëkohësisht në minutën e 45, duke treguar gjithë klasin e tij. Gjithashtu edhe Cikalleshi ka shpërndarë këtë moment të veçantë duke duartrokitur shokun e skuadrës. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram