VIDEO/ Çfarë ishte kjo Neuer? Kohë llogarish edhe në Bundesligë, Bayern shtyn festën e titullit për pikët e Mainz

Kohë llogarish vijnë edhe nga Bundesliga atje ku Bayern Munich ka humbur në shifrat 2-1 në transfertën e Mainz. Kësaj të fundit i duheshin edhe më shumë pikët pasi po kërkon mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Nga ana tjetër nëse ekipi i Flick do të fitonte, atëherë shpallej zyrtarisht kampion që në ditën e sotme. Por ky nuk është problem i madh për bavarezët që thjesht shtyjnë festën e titullit. Dy gabime trashanike kanë ardhur nga portieri Neuer, veçanërisht në golin e parë. Burkdart ka goditur në vendin dhe hapësirën që mbrohej nga portieri i Bayern, ndërsa ky i fundit gaboi tërësisht duke lejuar topin që të shkonte në rrjetë.

Më mirë nuk ka bërë as në golin e dytë të pësuar, ndërsa Mainz i falet momentit që ndodhet Bayerni i relaksuar. Në pesë ndeshjet e fundit bavarezët kishin fituar ndaj këtij kundërshtari me shifra të frikshme si 5-2, 6-0 dhe 6-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online