Kategoria e Parë, renditja/ Fitore në minutën e fundit nga Dinamo, festa e madhe me aromën e Superiores

0

Dinamo e ka festuar së tepërmi fitoren e arritur në ditën e sotme kundër Burrelit. Kryeqytetasit ia dolën në shifrat 1-0 falë golit të realizuar nga Ortelani në minutat shtesë. Emocion i madh për Dinamon që pas fitores e kanë shijuar si një finale të përfunduar me sukses.

Sa i përket takimit tjetër për fazën Play-Off, Korabi fitoi pastër në shifrat 3-1 kundër Vorës. Ndërkohë renditja flet për Dinamon që mban vendin e parë në kuotën e 41 pikëve dhe ndiqet nga Korabi me 39 pikë. Burreli pas kësaj humbje ka lëshuar terren në garën për të kryesuar Kategorinë e Parë të Grupit A. /Sport Ekspres/

Dinamo-Burreli 1-0 Ortelani 92’

Korabi-Vora 3-1 Skuka 4’, 32’ Muraj 12’/ Xhaferi 83′ p

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.