VIDEO/ E ka si penallti! Gol fantastik i realizuar nga Lionel Mesi nga goditja e dënimit, kështu shënon te Argjentina

0

Argjentina shënoi golin e parë ndaj ekipit që i ka mohuar dy herë trofeun e Kupës së Amerikës, Kilit. Goli u shënua nga kapiteni i skuadrës, Lionel Mesi, i cili vazhdon të tregojë se mosha është thjesht një numër.

Në minutën e 33-të, Mesi shënon një super gol nga goditja e dënimit. Goditja ishte perfekte dhe portieri i Kilit nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur. Falë këtij goli, Argjentina e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-0, ndërsa ylli argjentinas tregon se goditjet nga pozicione të ngjashme i ka si 11-metërsh. /Sport EKspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.