Historitë e publikuara në media përfundojnë këtu, Brdariç e ndjek shortin si trajneri i Vllaznisë

0

Një çështje e madhe ekzistonte te Vllaznia që nisi lëvizjet për merkaton dhe nuk kishte zyrtarizuar ende trajnerin e ri. Pas sezonit fantastik të ekipit shkodran nuk munguan ofertat për Thomas Brdariç. Megjithatë duket se është arritur gjuha e përbashkët me drejtuesit e klubit për të vazhduar sërish bashkë edhe në sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Brdariç me anë të një postimi në “Instagram” për të mbyllur çdo diskutim pasi do të jetë në drejtimin e Vllaznisë. Pra shorti i nesërm i “Conference League” do të ndiqet me një trajner të konfirmuar tashmë, megjithëse duhet të presim ende zyrtarizim që është çështje kohe. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thomas Brdaric (@thomasbrdaric)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.