VIDEO/ E dhimbshme mënyra sesi Arabia Saudite humbet ndaj Polonisë, Lewandowski qan si fëmijë për golin e parë në Botëror

Polonia ka arritur që të fitojë ndaj Arabisë Saudite me shifrat 2-0. Ishte jo pak e dhimbshme mënyra sesi ekipi i Renard humbi në këtë takim, duke parë rastet e pafundme të shpërdoruara. Nga ana tjetër polakët ishin cinik, teksa shënuan të parët me anë të Zielinski në të 39. Al Daswari gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në të 45, për të hequr mundësinë e barazimit.

Ndërkohë pas rasteve të shumta dhe nivelit të lojës së ngritur në pjesën e dytë, në momentin më të mirë të Kombëtares së Renard, do të dënoheshin nga një pakujdesi në mbrojtje. Lewandowski arriti të shënonte në të 83 dhe nisi të qante si një fëmijë për golin e parë të realizuar në historinë e tij në Botëror. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online