Parashikimi i “Sport Ekspres”/ Me Arabinë ishte thjesht rastësi, Argjentina vazhdon traditën kundër Meksikës

Dita e sotme kulmon me ndeshjen mes Meksikës dhe Argjentinës, e cila do të luhet në orë 20:00. Bardhekaltrit e shohin veten në një pozicioj të keq në grup pas asaj humbjeje të papritur kundër Arabisë Saudite. Por ekioi i udhëhequr nga Skaloni është gati të vërtetojë sot se ajo disfatë ndaj arabëve është thjesht një rastësi.

Humbja nuk e zbeh imazhin e Argjentinëd, e cila vjen si favorite në këtë takim. Mesi me shokë janë të motivuar për të vazhduar traditën me Meksikën, teksa këta të fundit kanë që nga viti 2005 pa fituar ndaj tyre. Meksikanëve u mungojnë emrat për të provuar fitoren, pasi vetëm Lozano dhe Jimenez nuk mund të bëjnë diferencën. Aq më tepër ndaj një Argjentine që më shumë se kurrë kërkon fitoren, për të pastruar figurën e vetë pas asaj humbjeje të hidhur me Arabinë./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres”: Fiton Argjentina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online