VIDEO | “E çojmë Vllazninë në të Parën”, gafa që tërbon shkodranët!

Ndodh për të dytën herë, në fushatë, ku premtohet një Vllazni në Kategorinë e Parë. Duke qenë larg futbollit dhe Superiores, ata që merren me politikë nuk e dinë se e Para është liga e dytë e futbollit në vend. Nga kjo vorbull nuk ka shpëtuar as Valdrin Pjetri, kandidat për kreun e Bashkisë Shkodër.

Voltana Ademi, i falet në njëfarë mënyre pasi është edhe femër, e premtoi Kategorinë e Parë dhe kuqeblutë sezonin e shkuar luajtën aty, ndërkohë që fjalët e Pjetrit nuk janë pritur mirë nga tifozët. Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ndërkohë që kandidati i Partisë Socialiste e shikon zgjidhjen te privatizimi i klubit.

“Vllaznia nuk po arrin të kalojë aty ku e ka vendin. Kam marrë shumë shqetësime nga tifozë të ndryshëm dhe pyetja kryesore është: Valdrin, çfarë do të bësh me Vllazninë nesër? Në konsultë edhe me mjeshtrat e sportit, por edhe duke parë anën ekonomike, propozimi ynë është fillimi i procedurave për privatizimin e KF Vllaznia”, shprehet mes të tjerash Pjetri, i cili sa duket nuk ka informacion që procedurat e privatizimit kanë nisur dhe aksionet e Vllaznisë tashmë e kanë edhe një çmim.

Më tej ai flet për rëndësinë e privatizimit dhe bën gafën e madhe: “Vetëm atëherë ne mund të çojmë Vllazninë në Kategorinë e Parë dhe t’i japim Vllaznisë as më shumë e as më pak, por atë që meriton. Ja kemi borxh dhe borxhet duhet me i la. Koncepti ynë është që Vllaznia të privatizohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *