VIDEO/ E akuzuan se festoi si Ronaldo para Mesit, zbulohet arsyeja e festimit të Ansu Fatit pas golit

Barcelona ka gjetur Mesin e ri dhe ai është Ansu Fati. Vetëm 17 vjeç, por marrëdhënien me golin e ka të konsoliduar. Talenti i katalanasve arriti të tundte sërish rrjetën mbrëmjen e djeshme, megjithëse ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen nuk ishte goli, por festimi pas shënimit të tij.

Sulmuesi i Barcelonës largohet nga zona dhe më pas bën një veprim të ngjashëm me festimin unik të Kristiano Ronaldos. Kjo mënyrë festimi në një kohë kur përkrahë në skuadër ka rivalin e përjetshëm të portugezit, Leo Mesin, është bërë virale në rrjet. Shumë tifozë e kanë kritikuar për këtë mënyrë festimi, por që me sa duket nuk ka të bëjë aspak me yllin e Juventusit.

Qëllimi ka qenë krejt tjetër dhe lidhet me aktorin e ndarë nga jeta pak kohë më parë, Çaduik Bosman. Ky i fundit humbi betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit, ndërsa njihet nga të gjithë për rolin e tij në filmin mjaft të suksesshëm, “Pantera e Zezë“. Për këtë arsye mënyra e festimit të golit të Ansu Fatit ishte thjesht për të nderuar Bosman dhe nuk lidhej aspak me rivalin e Mesit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online