Tropojani që zgjedh fanellën e Kosovës, sulmuesi shqiptar grumbullohet nga dardanët për ndeshjet e tetorit

Edi Sylisufaj është kthyer në një rast të veçantë. Kemi parë pafund shqiptarë të Kosovës të zgjedhin ngjyrat e Kombëtares kuqezi për të mbajtur veshur, por e kundërta nuk ka ndodhur asnjëherë. Sulmuesi tropojan bëhet një rast përjashtues, duke qenë i pari shqiptar i Shqipërisë që zgjedh të veshi fanellën e dardanëve.

Lojtari që aktivizohet me ekipin e Falkenbergs në elitën e Suedisë ka vendosur t’i bashkohet 21-vjeçarëve të Kosovës. Rafet Prekazi ka publikuar listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e tetorit, të vlefshme për kualifikueset e Europianit të vitit të ardhshëm, dhe në emrat e grumbulluar dallohet edhe ai i Sylisufajt. Pengesat me dokumentacionin kanë marrë fund dhe sulmuesi shqiptar është gati të debutojë me dardanët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online