Xhenoa lë pasoja te Napoli, panik te skuadra e Elseid Hysajt pas tamponëve

Xhenoa duket se po lë pasojat e saj te Napoli. Të dyja skuadrat u ndeshën kundër njëra-tjetrës në takimin e vlefshëm për Serie A, ndërsa pas tij një lajm negativ ka mbuluar Xhenoan. Testimet për Covid-19 kanë rezultuar pozitive për 14 anëtarë të ekipit italian, duke bërë që të shtyhet edhe ndeshja e radhës me Torinon.

Menjëherë pas një lajmi të tillë Napoli i është nënshtruar tamponëve për të mësuar gjendjen e skuadrës në lidhje me pandeminë. Mesfushori Zielinski ka dalë mbartës i virusit së bashku me një ndihmës të drejtorit sportiv, Guintoli, duke bërë që në ekipin e Elseid Hysajt dhe Rrahmanit të krijohet panik. Napoli ka izoluar lojtarin pas përgjigjes së tamponëve, pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë në prag të ndeshjes me Juventusin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online