VIDEO/ Dyshime për trukime ndeshjesh në Conference League! U luajtën 250 mijë euro në baste që ka 2 gola në 5 minuta, ekip malazez hap papritur portën

Dyshime për trukime të ndeshjeve vijnë nga Conference League. Gazetari polak, Mateusz Miga, tregon se ka dyshime të forta se dy takime mund të jenë trukuar. Fillimisht flitet për përballjen mes Arsenal Tivat nga Mali i Zi dhe Alashkertit nga Armenia. Ndeshja e parë e tyre kishte përfunduar në shifrat 1-1. Ndërkohë ajo e kthimit ishte në shifrat 0-0 deri në minutën e 40. Sipas gazetarit polak, shuma të çuditshme janë vendosur në bastet sportive në 5 minutat e fundit. Rreth 250 mijë euro u vendosën që deri në fund të pjesës së parë të shënoheshin dy gola.

Pra shumë njerëz ishin të bindur se në 5 minuta do të shënoheshin 2 gola. Ndërkohë nga krahu tjetër, në 90 minuta loje nga ndeshja e mëparshme ishin shënuar në total vetëm 2 gola dhe në 40 minutat e tjera, asnjë gol. Asnjë bast i llogjikshëm, por çuditërisht ishte Alashkerti që realizoi 2 gola në pjesën e parë dhe më pas fitoi në shifrat 1-6. Dyshohet se nëse dikush e ka trukuar këtë ndeshje, të jenë nga krahu i ekipit nga Mali i Zi.

Nga krahu tjetër ka dyshime të forta edhe për një ekip të Maqedonisë së Veriut. Shumë baste janë vendosur për fitoren e skuadrës së Letonisë, RFS kundër Makedonija GP. Bastet ishin në tre variante të ndryshme ku fillimishtkonsistonin në realizimin e tre ose më shumë golave gjatë 90 minutave, më pas në fitoren e RFS me më shumë se dy gola diferencë dhe në fund me realizimin e të paktën pesë golave në 90 minuta. Të gjitha variantet rezultuan të sakta pasi RFS fitoi 4-1. Megjithatë bëhet fjalë vetëm për dyshime pasi hetimet do të tregojnë nëse realisht ka pasur trukime në këto përballje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online