Futbolli në Arabinë Saudite sigurisht që do të ndiqet sezonin e ardhshëm si asnjëherë më parë për shkak të lojtarëve markë që ekipet nga ai vend arritën të sjellin këtë vit. Përgatitjet për sezonin e ri nisin shumë shpejt dhe lojtarët dalëngadalë po mbërrijnë në Arabinë Saudite. Në qendër të vëmendjes ishin Karim Benzema dhe N’Golo Kante, të cilët mbërritën në Jeddah, ku do të nisin përgatitjet për sezonin e ri me Al Ittihad. Krahas tyre në aeroportin e Jeddah ka mbërritur edhe futbollisti portugez Jota, por dukej qartë se në qendër të vëmendjes ishin Benzema dhe Kante.
Megjithatë, ardhja e këtyre lojtarëve francezë tregoi një ndryshim të madh mes të dyve. Benzema u përshëndet si një yll i madh, nënshkroi autografe dhe pranoi të bënte disa selfie, ndërsa më pas hipi shpejt në makinë dhe shkoi në hotel.
Pas mbërritjes, çdo lojtar mori një buqetë me lule. Por ardhja e Kantes nuk ishte as e afërt me atë të Benzemas. Teksa anëtarët e Al Ittihad merreshin me Jotën dhe regjistronin videon e tij të mirëseardhjes, në aeroport ka mbërritur edhe Kante, atje ku e tregoi edhe njëherë tjetër sesa modest që është.
Pothuajse askush nuk e vuri re menjëherë Kanten se ai kishte mbërritur dhe kjo nuk ishte problem për të. Nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe në fillim u bashkua me pjesën tjetër të fansave që prisnin në aeroport dhe vetëm pas pak minutash u kuptua se ishte Kante. Francezi dhe Jota u takuan, biseduan, madje pinë një kafe, ndërsa Benzema kishte mbërritur në hotel dhe nuk qëndroi gjatë në aeroport. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram