Vlahovic? Trajneri i Chelsea e lë serbin si plan të dytë, fillimisht kërkon të shoh Armando Brojën

Mediat britanike e kanë nisur prej kohësh që t’i japin jehonë zërave për një transferim të Vlahovic te Chelsea. Sulmuesi serb mbërriti me pompozitet te Juventusi, aq sa Allegri i kaloi kufijtë normal për një moment.

I gëzuar nga nënshkrimi me këtë lojtar, trajneri i bardhezinjve e konsideroi Vlahovic në një nivel me Mbape. Shpërthimi ishte i menjëhershëm, por shkëlqimi i Vlahovic u venit me kohën. Sa i përket Chelsea, Fabrizio Romano ka treguar situatën.

Sipas tij londinezët e vlerësojnë këtë sulmues, por për momentin nuk janë të interesuar që t’i futen tratativave. Pochetino kërkon që të shoh në fazën përgatitore edhe Armando Brojën, një sulmues të cilin e pëlqen shumë, ndërsa pas miqësoreve të zhvilluara do të vendos përfundimisht edhe sa i përket zgjedhjeve të tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online