Në Turqi po zhvillohet futbolli me shumë emocione dhe me rezultate tërësisht të paparashikueshme në këto javë të fundit. Për vetë mënyrën sesi po shkon historia e ndeshjeve gjatë 90 minutave nuk kanë munguar as akuzat për trukimin e tyre mbi lojtarë të caktuar, por ende nuk është faktuar asgjë. Këtë herë ndalemi te Denlizpor-Erzurumspor, dy ekipe që renditen në vendet e fundit dhe janë pranë rënies nga elita e futbollit turk. Dy përmbysje kanë ndodhur në këtë takim dhe heroi është Elbasan Rashani, lojtari i Kosovës.
Basan shënoi që në minutën e dytë për Erzurumsporin, por vendasit e përmbysën rezultatin me dopietën e Rodallega vetëm pak pas nisjes së pjesës së dytë. Në minutën e 56 do të vinte momenti i aktivizimit të Elbasan Rashanit. Ky i fundit shënoi dy gola për t’i dërguar shifrat në 2-3, duke përmbysur për herë të dytë historinë e takimit. /Sport Ekspres/
? 79′ Elbasan Rashani, Denizlispor – Erzurumspor 2-2pic.twitter.com/5ywJUBCxO4
— TopSporti (@topsportinews) April 17, 2021
? 86′ Elbasan Rashani, Denizlispor – Erzurumspor 2-3pic.twitter.com/SPeTy8QWpQ
— TopSporti (@topsportinews) April 17, 2021