VIDEO/ Dy mbrojtësat e Gjermanisë dalin huq si në futboll amator, Nojer shpëton “pancerat” nga goli i Kosta Rikës

Gjermania e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 kundër Kosta Rikës. Goli erdhi që në minutën e 10 dhe të gjithë prisnin më pas një goleadë të “pancerave”, por Navasi e ruajti me sukses portën e tij për minutat në vijim.

Kosta Rika ishte fare pranë befasisë së madhe, teksa në minutën e 42-të Nojer shpëtoi gjermanët nga pësimi i golit. Dy mbrojtësat e Gjermanisë, Raum dhe Rydiger dalin huq në ndalimin e topit, duke ofruar një pamje që më shumë i ngjante një skuadre të futbollit amator. Fatmirësisht Nojer tregohet në lartësinë e duhur dhe i heq të drejtën e golit Kosta Rikës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online