Botëror që po “ha“ koka trajnerësh/ Vjen largimi i radhës, trajneri i Belgjikës i jep fund me drejtimin e Kombëtares

Kjo Kupë Bote ka rezervuar mjaft surpriza, teksa e fundit ishte eliminimi i Belgjikës që në fazën e grupeve. Botërori ka nisur të “hajë” koka trajnerësh, ku pas atij të Meksikës mbrëmjen e djeshme, tashmë largohet edhe Roberto Martinezi. Kreu i pankinës së Belgjikës ka konfirmuar pas ndeshjes me Kroacinë se do të  largohet nga drejtimi i Kombëtares që momentalisht mban vendin e 2-të në renditjen e FIFA-s.

Kontrata mes palëve ishte e vlefshme deri pas Kupës së Botës, por në tryezën e Martinezit qendronte një propozim për rinovim nga ana e Federatës Belge. Në rast rinovimi, trajneri spanjoll do të përfitonte plot 3 milionë euro në sezon. Por zhgënjimi në këtë Botëror ka bërë që rrugët të ndahen këtu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online