VIDEO/ Dy asiste në dy minuta për Shaqirin, Liverpuli nuk e lë të preki topin ekipin që e mundi 7-2

Një hakmarrje e ëmbël. E tillë ka qenë ndeshja e sotme kundër Aston Vilës për Jurgen Klopin. Pavarësisht se skuadra nga Birminghemi ishte e detyruar të luante me ekipin e të rinjve për shkak të rasteve me Covid-19, trajneri gjerman e ka ende të freskët atë humbje 7-2 që mori prej tyre në kampionat. Liverpuli nuk u kursye aspak dhe zbriti me artilierinë e rëndë në fushë, duke e mposhtur Aston Vilën me shifrat e thella 1-4 në ndeshjen e vlefshme për  FA Cup.

Protagonist në këtë takim ishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili futet në fushë në minutën e 60-të. Shumë pak i ka mjaftuar lojtarit shqiptar për lënë gjurmët e tij, teksa në harkun kohor të dy minutave dhuron 2 asiste, një në të 63-tën dhe tjetrin në të 65-tën. Të kuqtë e Klopit kanë dominuar tërësisht takimin, duke mos i lënë kundërshtarët të prekin topin. Vetëm 16% ka qenë kontrolli i sferës për të rinjtë e Aston Vilës, të cilët në total kanë pasur 2 goditje, vetëm njëra në portë. Në krahun tjetër Liverpuli numëron 29 gjuajtje, 13 prej të cilave ishin të shënjestruara brenda kuadratit të portës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

One thought on “VIDEO/ Dy asiste në dy minuta për Shaqirin, Liverpuli nuk e lë të preki topin ekipin që e mundi 7-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online