VIDEO/ Monshegladbah dhuron spektakël, përbys Bajernin e frikshëm me 3 gola për 14 minuta

Mbrëmja e sotme e Bundesligës ka dhuruar spektakël, teksa Bajerni i frikshëm i këtij sezoni është ndalur nga Borusia Monshengladbah. Një ndeshje që rezervoi plot 5 gola në fushën e lojës dhe gjithçka u vendos brenda 49 minutave. Skuadra bavareze ishte e para që kaloi në avantazh, teksa Levandovski përkthen në gol një penallti në minutën e 20, ndërsa 6 minuta më pas Goretcka tund rrjetën për herë të dytë.

Në këto kushte dukej se ky duel do të fliste i gjithi për ekipin e Hansi Flik, por Monshengladbah i suprizon të gjithë. Vendasit realizojnë një përmbysje të çmendur, ku në harkun kohor të 14 minutave shënon 3 gola. Dy do të vinin brenda pjesës së parë, ndërsa perla e 3-të do të realizohej në minutën e 49 të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online