VIDEO/ “Duket që je nga Gjermania”! Po i tregonte sesi e dominoi Liverpuli, Kroos acarohet keq me gazetarin dhe i lë intervistën në mes

Pasi Real Madridi fitoi trofeun e 14-të të Ligës së Kampionëve, shumë shpejt gazetarët donin të merrnin përshtypjet e futbollistëve, veçanërisht të ekipit fitues. Kështu, gazetari i ZDF-së iu afrua Kroos dhe thjesht i “acaroi nervat” mesfushorit me përvojë. Fillimisht gazetari e pyeti Kroos nëse ishte i befasuar se sa i mirë është Liverpool dhe si arriti ta dominonte Realin.

“Nuk ka rëndësi, ne fituam”, u përgjigj Kroos dhe pasi gazetari i bëri të njëjtën pyetje, mesfushori humbi kontrollin dhe shpejt u largua nga intervista duke i thënë gazetarit se “është e dukshme që ishte nga Gjermania sepse menjëherë vjen me pyetje negative”. Sigurisht, nuk është aspak e mirë t’i bësh pyetje të tilla një njeriu që sapo ka fituar Champions League për herë të pestë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online