Pasi Real Madridi fitoi trofeun e 14-të të Ligës së Kampionëve, shumë shpejt gazetarët donin të merrnin përshtypjet e futbollistëve, veçanërisht të ekipit fitues. Kështu, gazetari i ZDF-së iu afrua Kroos dhe thjesht i “acaroi nervat” mesfushorit me përvojë. Fillimisht gazetari e pyeti Kroos nëse ishte i befasuar se sa i mirë është Liverpool dhe si arriti ta dominonte Realin.
“Nuk ka rëndësi, ne fituam”, u përgjigj Kroos dhe pasi gazetari i bëri të njëjtën pyetje, mesfushori humbi kontrollin dhe shpejt u largua nga intervista duke i thënë gazetarit se “është e dukshme që ishte nga Gjermania sepse menjëherë vjen me pyetje negative”. Sigurisht, nuk është aspak e mirë t’i bësh pyetje të tilla një njeriu që sapo ka fituar Champions League për herë të pestë. /Sport Ekspres/
Ich liebe Toni Kroos für diese Aktion #LIVRMA #UCLfinal pic.twitter.com/eqapgkt5KJ
— Hoffelini (@hoffelini) May 28, 2022