Feronikeli ishte ekipi i parë që u kualifikua në gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërsa ndeshjet e sotme kanë dhuruar surpriza. Vëllaznimi i Gjakovës ka arritur një fitore të madhe, duke eliminuar kampionët në fuqi të Dritës.
Një gol i Tun Bardhokut tre minuta përpara fundit të pjesës së parë ka vendosur ndeshjen, duke dërguar në festë tifozët kuqezinj. Sezon i dështuar për ekipin gjilanas, që humbet mundësinë e vetme për t’u kualifikuar në kupat europiane, madje eliminohet nga një ekip që garon një kategori më poshtë.
Ndeshja tjetër midis Kikës dhe Ballkanit është mbyllur pa gola dhe momentalisht po zhvillohen 30 minutat shtesë për t’u njohur me ekipin e tretë gjysmëfinalist. Sfida e fundit midis Prishtinës dhe Trepça ’89 sapo ka nisur dhe për momentin nuk është shënuar asnjë gol.
Vëllaznimi-Drita 1-0
(Bardhoku 42′)