VIDEO/ Dramë që nuk po mbyllej kurrë në Gjermani, Interi fiton dhe mund të kalojnë 4 ekipe

Grupi B në Champions League është vetë ferri dhe askush nuk mund të bëjë parashikime për dy ekipet që do të kalojnë më tej. Pasi Reali i Madridit ka humbur në mënyrë të papritur kundër Shakhtar Donetsk, nga ana tjetër Interi ka fituar në transfertën e vështirë kundër Mounchengladbach.

Ndeshja u mbyll në shifrat 2-3, atje ku goli i Darmian dhe dopieta e Lukakut i dhanë tre pikët skuadrës italiane. Plea mund të ishte heroi i Monchengladbach duke realizuar dopietë, ndërsa në minutën e 83 realizoi një tjetër gol fantastik.

Megjithatë VAR do t’i anulonte pasi Embolo ishte në pozicion jashtë loje dhe u konsiderua si prishje e rrezes për Handanoviç. Tashmë Grupi B ka dalë tërësisht nga kontrolli dhe ndeshjet e fundit do të jenë vendimtare, atje ku të katërta ekipet kanë mundësi kualifikimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online