“Çfarë i thashë arbitrit? Gëzuar Krishtlindjet”/ Ironia e trajnerit të gjermanëve, nuk e pranon kundër Interit

Trajneri i ekipit gjerman të Mounchegladbach, Marco Rose, nuk e pranon humbjen ndaj Interit. Skuadra e Bundesligës arriti që të barazonte ndeshjen në 3-3 pas ekzekutimit fantastik të Pleas. Por në atë aksion ishte Embolo në pozicion jashtë loje dhe pavarësisht faktit se nuk e preku topin, u quajt si pjesëmarrës në atë rast për t’i prishur rrezen Handanoviç.

Ndërkohë trajneri Marco Rose nuk mund ta pranonte vendimin duke kundërshtuar në çdo moment arbitrat. “Përpara se të vinte avantazhi 2-1 i Interit unë pashë një faull te Marcus Thuram. Sa i përket pozicionit jashtë loje te Embolo, nuk e ka penguar ai portierin. Ai nuk e pengoi aspak dhe topi hyri në rrjetë”, tha Rose që nuk mund të pranojë vendimet e arbitrave. Kur gazetarët i kërkojnë që të tregojë bisedën me arbitrin pas ndeshjes, Rose përgjigjet me ironi: “I thashë…Gëzuar Krishtlindjet”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online