VIDEO/ Dramë në minutat e fundit për Sevijen, devijimi i pavullnetshëm i Hazard mban gjallë shpresat e Realit për titull

Një dramë e vërtetë ka rezultaur përplasja mes Realit të Madridit dhe Sevijës. Një duel i rëndësishëm ky për luftën për titull kampion në La Liga. Sevija ishte e para që kaloi në avantazh, teksa Fernando e ndal topin në rrjetë në minutën e 22-të. Kundërpërgjigja nga madrilenët do të vinte në pjesën e dytë, atëherë kur Asensio rikthen baraspeshën.

Megjithatë barazimi nuk do të zgjaste shumë, teksa në minutën e 78 Ivan Rakitiç përkthen në gol një penallti në favor të skuadrës së tillë. Një rezultat i tillë ndizte më tepër garën për trofeun e La Ligas, pasi në “vallen” e pretendentëve do të hynte përsëri edhe Sevija.

Por kjo ndeshje ka përfunduar në dramë për ta, teksa në minutën e 94-t vjen edhe goli i dytë për Realin e Madridit. Toni Kros shënjestron kuadratin nga jashtë zone, megjithëse është një devijim i pavullnetshëm i Eden Hazard ai që e dërgon topin në rrjetë. Një gol ky që merr një vlerë tepër të madhe, duke pasur parasysh se kjo pikë e marrë këtë mbrëmje mban gjallë shpresat e “galaktikëve” për ta mbyllur kampionatin në krye./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online